Në një ceremoni në “Sofia Tech Park” Kryeministri Bojko Borisov vuri gurin e themelit të godinës, në të cilën do të punojë superkompjuteri bullgar. Bullgaria është një nga tetë vendet në BE, në të cilat do të ketë superkompjuter. Kryeministri nënvizoi se kjo do të ndihmojë shumë zhvillimin e mjekësisë dhe farmacisë, prodhimin e pjesëve të ndërrimit dhe automjeteve, shkencën dhe inovacionet.
Borisovi falënderoi Komisionin Evropian për këtë projekt dhe kujtoi se Bullgaria konkurrohej me tërë Evropën për tërheqjen e këtij investimi. Superkompjuteri duhet të fillojë të punojë deri në fund të shkurtit.
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë..