Italiani Silvano Prandi përsëri është trajner i skuadrës kombëtare bullgare të volejbollit për meshkuj. Kjo e bën një prej personaliteteve më të shquara në sportin bullgar.
“Ndihem sikurse nuk e kam ndërprerë punën time me këtë skuadër... Duhet të fillojmë një cikël të ri dhe ky fakt më motivon dhe entuziazmon. Qëllimi i parë është që të formojmë menjëherë një skuadër sa më të fuqishme dhe të përgatitemi mirë për kualifikimet evropiane” – deklaroi eksperti para kthimit të tij në Sofje.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..