Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plazhe të plota në bregdetin bullgar në fundjavën e parë të korrikut

Foto: Galena Kovçazova

Për plazhe të plota në bregdetin jugor të Detit të Zi gjatë fundjavës së parë të korrikut njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Nga dega turistike janë optimistë për këtë stinë verore. Në disa hotele madje vendet e lira në fund të korrikut janë duke mbaruar.

Në plazhin e Sllënçev Brjagut ka shumë pushues. Në pushimoren më të madhe në Bregdetin Jugor të Detit të Zi tashmë punojnë me shpejtësi të plotë afro 40 hotele. Që të ndihen pushuesit mirë në hotele janë marrë të gjitha masat e sigurisë. Në disa prej tyre madje janë emëruar të ashtuquajturat “sherifë kundër Covid-19”.

Ata monitorojnë për mbajtjen e maskave mbrojtëse, për matjen e temperaturës, respektimin e distancës dhe të të gjitha masave kundërepidemike në përgjithësi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend, pika kritike është Stara Zagora

Perimetri prej 12 km i zjarrit të madh në veri të qytetit Stara Zagora të bullgarisë Jugore u rrethua, njoftoi guvernatori i rajonit Metodi Markov. Aktualisht janë gjashtë shpërthime. Në mesditë pritet një përqendrim i pajisjeve dhe në shuarje..

botuar më 24-07-16 9.08.PD

Ekspozita “Fake (f)or Real” paraqet fakte interesante për falsifikimet më të mëdha në histori

Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtra? Një histori e mashtrimeve dhe falsifikimeve”. Ekspozita do të qëndrojë në Sofje nga 16 korriku deri më 20 tetor, njoftojnë..

botuar më 24-07-16 6.30.PD

Parashikimi i motit për 16 korrikun

Ditën e martë do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 23°, në Sofje 17°. Maksimumi do të jetë nga 37 në 42°, në kryeqytet 37°. Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi me erë mesatare nga..

botuar më 24-07-15 7.40.MD