Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestë e policëve në kryeqytet

Foto: BGNES

Dhjetëra policë u grumbulluan për të protestuar në kopshtin pranë MPB-së. Ata ngulin këmbë për ndryshime në Drejtorinë “Veprimtaria Juridike Normative” në Ministri, e cila që prej vitesh nuk e kryen në mënyrë cilësore punën e vet. Një prej problemeve është lidhur me punën e jashtëzakonshme të policëve në kuadrin e një dite jostandarde të punës, komentoi para BNR-së Valentin Popov, kryetar i federatës sindikale të nëpunësve në MPB.

Puna e jashtëzakonshme kompensohet me pushime deri në 12 ditë në kuadrin e vitit, ndërsa në Sofje 96 orë shterohen që gjatë gjysmës së parë të vitit.

Popov nënvizoi se protesta është një paralajmërim se policët do të këmbëngulin deri në fund për plotësimin e kërkesave të tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët diskutojnë zbulimet më të rëndësishme në Bullgari në vitet e fundit

Nga data 4 deri më 8 qershor, qyteti Silistra pranë lumit Danub do të presë Konferencën e 62-të Kombëtare të Arkeologëve në Bullgari. Do të jepen raporte mbi kërkimet më të rëndësishme arkeologjike që janë kryer vitet e fundit. Në forum do të..

botuar më 24-06-04 6.15.PD

“Orient Ekspres” mbërrin në Ruse

Treni legjendar “Orient Ekspres”, i cili lëviz në linjën Paris-Stamboll, mbërrin sot në Stacionin Qendror Hekurudhor në qytetin e Ruses pranë lumit Danub. Sipas orarit, treni i përshkruar nga Agatha Christie duhet të mbërrijë nga Rumania dhe të..

botuar më 24-06-04 5.10.PD

Parashikimi i motit për 4 qershorin 2024

Një front i ftohtë do të kalojë në vend ditën e martë . Do të bjerë shi nga perëndimi në lindje. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore ka kushte për reshje të konsiderueshme dhe breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 20°, në..

botuar më 24-06-03 7.25.MD