Për shkak të përdorimit të teknikës së rëndë të ndërtimit në rajonin e shtatë liqeneve të Rilës, Ministria e Mjedisit dhe Ujërave sot filloi kontrollim urgjentë. Ai zhvillohet me urdhër të Prokurorisë së Lartë Administrative. Ekspertët e Ministrisë inspektojnë zyrën e Parkut Kombëtar “Rila” dhe pastaj do të vizitojnë shtatë liqenet e Rilës.
Qëllimi është që të sqarohet në vend dhe sipas dokumenteve kush është personi juridik, i cili po merret me rehabilitimin e shtigjeve dhe kush ka urdhëruar që punimet në park të zhvillohen me ekskavator.
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..