Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 50% është rritja e numrit të automjeteve elektrike dhe të atyre me gaz

Foto: arkiv

Në fund të qershorit mbi 50% është rritur numri i automjeteve që punojnë me gaz dhe me motor elektrik në krahasim me një vit më parë, tregojnë të dhënat e Policisë Rrugore. 

Automjetet e regjistruara me gaz janë 103 669 më shumë dhe tashmë numri i tyre i përbashkët është 305 960. Kjo është një rritje më shumë se 51%. Pritet se deri në fund të viti ato do të bëhen akoma më shumë, sepse afati për riregjistrimin e instalimeve me gaz ishte shtyrë deri në nëntor.

Numri i makinave elektrike gjithashtu rritet 57% dhe tashmë në vend ka 1493 të tilla, kurse të paregjistruarit janë 544. Modelet hibride janë 2989 më shumë dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm shkoi më 9817. Këtu rritja është 43.77%

Me diezel punojnë 1 319 985 vetura, apo 6% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Automjetet me benzinë janë 7,11% më shumë, apo gjithsej 1 222 741.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja do të presë një sesion të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi..

botuar më 24-07-31 11.13.PD

Bullgaria po lufton dy zjarre të rënda në malet Sllavjanka dhe Maleshevska

Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..

botuar më 24-07-31 9.27.PD

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD