Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gërshetë folklorike” mbledh krijues nga i gjithë vendi

“Po na presin mbrëmje të shkëlqyera verore të përmbushura me këngë, vallëzime dhe fllade deti”- thotë këngëtarja e këngëve popullore nga krahina e Stranxhës Zllatka Stavreva, drejtoresh artistike e Festivalit Muzikor dhe të Vallëzimit “Gërshetë folklorike”. Në të do të marrin pjesë ansamble, grupe këngëtarësh, grupe të vallëzimit dhe klube , si dhe interpretues individual nga i gjithë vendi. Pjesa më e madhe prej tyre nuk janë profesionist dhe prezantojnë folklorin burimor nga krahina e vet e lindjes, që premton një festë të vërtetë për vlerësuesit e krijimtarisë autentike popullore.

Kjo shfaqje do të zhvillohet mes gjelbërimit të njërit prej parqeve në qytetin Kiten. Ajo nuk është me një karakter konkursi dhe nuk ka taksë për të marrë pjesë. Hollësi për programin prezanton Zllatka Stavreva:

“Këtu në krahinën e Stranxhës, buzë Detit të Zi, nga data 8 deri më 12 korrik do të zhvillohet edicioni i parë i “Gërshetës folklorike”. Ideja për këtë festival muzikor dhe të vallëzimit lindi tek unë gjatë periudhës së karantinës, kur u bë e qartë se bien disa nga ngjarjet e planifikuara ndërkombëtare. Në “Gërshetën folklorike” do të marrin pjesë Formacioni Folklorik “Magda Pushkarova” dhe Kori Popullor i Grave “Trakia” pranë Shoqatës së Trakisë “Petko Vojvoda”- nga qyteti Varna, me drejtues Kalina dhe Gjeorgji Germanovi. Nga Divdjanovo /një lagje të qytetit Shumen/ do të vijnë madje disa grupe. Mes pjesëmarrësve është dhe një grup shumë interesant i meshkujve “Këngë Rodopëse” nga fshati i qytetit Razgrad Sejdoll /në Bullgarinë Verilindore/. Mbërrin dhe grupi  folklorik i grave si dhe dy motrat Vasfie dhe Inka Bakallovi, të cilat këndojnë shkëlqyeshëm. Shumë interesant  është dhe repertori i grupit për folklor autentik nga fshati Bellovec, bashkia e qytetit Kubrat, në Bullgarinë Verilindore, me drejtuese Milena Pençeva, si dhe grupi i djemve këngëtarë “Krenaria e Sredishtes” nga rrethi i qytetit Silistra, Shkolla e Vallëzimit “Veleka” nga qyteti Burgas. Ka dhe akoma shumë grupe të tjera-nga qytetet Pavlikeni, Sliven, Gëllëbovo, Çirpan, nga fshatrat në Bullgarinë Veriore. Do të marrin pjesë dhe interpretues individual, nxënës të docentes Binka Dobreva nga qyteti Sofja. Ne në rrethin e Stranxhës kemi një folklor unikal, por me një padurim presim të takohemi me bukurinë e artit popullor nga krahinat e tjera të Bullgarisë. Krijimtaria është mënyra më e mirë për komunikim të plotë vlefshëm dhe prandaj shpresoj se që të gjithë pjesëmarrësit të ndihen të lumtur nga ky takim!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: “Gërshetë folklorike”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD