330 janë rastet e reja të Covid-19 në vend të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit kundrejt 3 686 PCR teste. Me ta numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë arriti 6 672 veta, prej të cilëve 3 181 janë aktiv. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Më shumë të infektuar ka në Sofje – 140, në Plovdiv – 42 dhe në Varnë – 21. U hospitalizuan 535 pacientë, 28 prej të cilëve janë në repartet intensive. Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 3 veta dhe me ta numri i të vdekurve që nga fillimi i krizës arriti 262 veta. Për 24 orët e fundit u mjekuan 63 veta dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve bëhet 3 229.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..