Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Finlanda hap kufijtë e saj për turistë nga 17 shtete evropiane

Foto: Reuters

Që nga sot Finlanda hap kufijtë e saj për turistë nga 17 shtete evropiane. Hiqen masat e vendosura për shtetet ku niveli i infektimit me Covid-19 gjatë 14 ditëve të fundit është nën 8 veta për 100 000 banorë.

Për një sërë shtetesh, ndër të cilat është edhe Bullgaria, kufizimet janë zgjatur deri në 11 gusht. Në këtë grup janë Zvicra, Spanja, Portugalia, Polonia, Franca, Çekia, Britania e Madhe etj.

Pas dy javësh autoritetet finlandeze do t’i bëjnë një vlerësim të ri situatës, nëse të shtojnë akoma vende në listë, ose të heqin disa prej tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..

botuar më 24-11-20 7.35.MD

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD