Në moshën 73 vjeçe vdiq poetesha Mirjana Basheva, e njohur ndër adhuruesit e saj si “Poetesha e butësisë kozmike”.
Këngët me vjershat e saj në interpretim të grupeve të njohura bullgare të muzikës pop janë të dashura të shumë bullgarëve. Veprat e saj janë përkthyer në gjuhët kryesore evropiane. Ka vjersha të përfshira në antologjinë “Argjila dhe ylli – poetë bashkëkohorë bullgarë”, e cila u botua në SHBA në vitit 1992 me ndihmën e poetit dhe përkthyesit bullgar Georgi Balev.
“Humbëm një krijues një poeteshë, gazetare, publiciste shumë të talentuar, e cila lëri një gjurmë të thellë me krijimtarinë e vet, tha për BTA-në Dimitër Hristov – anëtar i Këshillit Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve.Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..