Deputetët e grupit parlamentar “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” parashtruan mocionin e mosbesimit kundër qeverisë së Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo është prova e pestë e opozitës për ta rrëzuar qeverinë. Tema e votës përsëri është lidhur me korrupsionin.
Gjatë vitit 2018 e majta bëri provë për ta rrëzuar kabinetin për shkak të dështimit të tij në luftimin e korrupsionit.
Tri provat e tjera gjatë viteve të kaluara ishin lidhur me sektorët e sigurimit, shëndetësisë dhe të mjedisit dhe ujërave.
Këtë herë vota koincidoi me protestat në Sofje dhe në mbarë vendin.
Debatet duhet të fillojnë jo më herët sesa 3 ditë pas parashtrimit të mocionit të mosbesimit, ndërsa vetë votimi duhet të mbahet 24 orë pas përfundimit të debateve.Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..