Deputetët e grupit parlamentar “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” parashtruan mocionin e mosbesimit kundër qeverisë së Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo është prova e pestë e opozitës për ta rrëzuar qeverinë. Tema e votës përsëri është lidhur me korrupsionin.
Gjatë vitit 2018 e majta bëri provë për ta rrëzuar kabinetin për shkak të dështimit të tij në luftimin e korrupsionit.
Tri provat e tjera gjatë viteve të kaluara ishin lidhur me sektorët e sigurimit, shëndetësisë dhe të mjedisit dhe ujërave.
Këtë herë vota koincidoi me protestat në Sofje dhe në mbarë vendin.
Debatet duhet të fillojnë jo më herët sesa 3 ditë pas parashtrimit të mocionit të mosbesimit, ndërsa vetë votimi duhet të mbahet 24 orë pas përfundimit të debateve.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..