“Marramendës si një fishekzjarr pas heshtjes”- kështu e quan programin e tij të ri këngëtari i xhazit Vasill Petrov. Ai do ta prezantojë në turneun kombëtar, i cili fillon me koncert në qytetin Plovdiv më 21 korrik. Pasojnë takime me publikun në qytetet Burgas, Petriç, Varna, Ballçik e të tjera. Krahas me këngët e njohura dhe të dashura nga Gershuin, Kol Potër, Zhobim, do të tingëllojnë dhe Michelle, Yesterday, Something të Beatles, Fragila të Sting, Smile të Charlie Chaplin. Spektakli quhet Symphony Way, kurse ideja për të lind gjatë muajve të fundit të izolimit social.
“Ndarja nuk qe shumë e gjatë, por na dha shkak për t’u menduar në aspekte të shumta - thotë këngëtari. Në skenë me mua do të jenë muzikantët nga trioja Jordan Tonovski, orkestra “Simfonieta”-nga qytetit Vraca, si dhe violinistja e re e një klase botërore Zornica Illarionova”.
“Jam shumë e lumtur të jem një mike e posaçme në turne, e pres me padurim, si një diell në të gjithë këtë situatë të rëndë...Me orkestrën do të interpretoj disa krijime klasike. Kam dhe interpretime solo në disa nga interpretimet e Vasill Petrovit, që është një nder i madh për mua-thotë Zornica Illarionova.
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..