Ambasadorja e SHBA-së Herro Mustafa, ambasadori i Rumanisë Ion Galea dhe ambasadorja e Gjeorgjisë Tamara Liluashvili bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe shefin e mbrojtjes admirali Emill Evtimov vizituan elementin ushtarako-detar të koordinimit për Detin e Zi.
Ambasadorët u njohën me mundësitë dhe detyrat e elementit ushtarako-detar të koordinimit. Me vizitën e tyre ata shprehën edhe solidaritetin e vet ndaj përpjekjeve të Bullgarisë për krijimin e kësaj qendre detare të koordininimit, komentoi Karakaçanov.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari Ministri bullgar deklaroi se projekti për gjuajtësit F-16 nuk do të vonohet për shkak të Covid-19. “Në një letër nga Pentagoni dhe nga firma zbatuese “Lockheed Martin” na siguruan se pandemia nuk i ka vonuar afatet për zbatimit të marrëveshjes”, tha Karakaçanov.Një mijë dhurime të tjera gjaku u bënë gjatë vitit të kaluar në Qendrën e Hematologjisë Transfuzive të Akademisë Mjekësore Ushtarake, njoftuan nga institucioni mjekësor. “Më shumë se 7 mijë janë dhuruesit e gjakut - gjysma e tyre janë tradicionalisht..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..
Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..