Për shkak të PCR testeve për kalimin e kufirit rreth gjysmë mln bullgarë kanë hequr dorë për të pushuar në Greqi. Gazeta “Telegraf” citon udhëheqësin e Institutit për Analiza dhe Vlerësime në turizëm Rumen Draganov, se çdo vit që nga muaji maj deri në tetor rreth 670 000 bullgarë shkojnë për të pushuar në detin e Greqisë. Mirëpo, sivjet pritet që ata të jenë vetëm 150 000.
Mbi 80% do jetë ulja e turistëve të huaj këtë verë në bregdetin bullgar, parashikon edhe gazeta “Sega”, duke u mbështetur tek ulja drastike e numrit të fluturimeve charter nga Evropa deri në Varna dhe Burgas.
Për shkak të pandemisë edhe gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik një pjesë e madhe e hoteleve në vendpushimet detare janë mbyllur dhe po punon vetëm 30% e personelit.E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..