Adhuruesit e bukurisë ekstreme të natyrës do të mund të ndjekin në tre mbrëmje të radhës nga data 23 deri më 25 korrik përzgjedhjen e filmave më të mirë nga “Bansko Film Fest 2019”, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Keti Trençeva. Në programin e edicionit të 11 të “Manisë së filmit veror “janë 9 filma, të cilat do t’i shpien spektatorët deri në Tibet, Kashmir, në Malet Kanadeze, Dolomitët, Kanionin e Madh, Antarktidën dhe tajgën në Siberi. Historitë, të cilat janë në kufirin midis kinemasë artistike dhe dokumentare do të projektohen nën qiellin yjor të sheshit në qytetin Bansko. Në rast se moti është me shi do të jenë në sallën e madhe të vatrës së kulturës në qytet. Hyrja është falas.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..