Rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit janë 189 nga 2161 PCR teste të bëra. Kjo është me 81 veta më pak nga dita e djeshme, kur u testuan 5963 veta.
Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 92, Varna – 16 dhe Burgas – 15. Në tetë krahina nuk është zbuluar asnjë rast – Veliko Tërnovo, Vidin, Kërxhali, Lloveç, Razgrad, Stara Zagora. Tërgovishte dhe Shumen.
54 veta janë shëruar dhe kështu numri total i të shëruarve shkoi në 5306 veta. Një njeri ka vdekur dhe bashkë me të numri i viktimave të Covid-19 arriti 338 veta. Rastet aktive janë 4668. Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri tani në Bullgari është 10 312 veta."BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..