Një letër e dërguar Kryetari i Shoqatës së Bullgarëve në ishullin e Kretës - Petër Anastasov e drejtoi vëmendjen tonë ndaj problemeve me të cilat ndeshen rreth 30 000 bashkatdhetarë tanët, të cilët kanë zgjedhur një nga ishujt më të njohur grek për shtëpi të vet. Kopje të saj bullgari i dha dhe zëvendëskryeministres dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, e cila qe për vizitë në Greqi. Në një letër të hapur të adresuar deri tek Ministria e Punëve të Jashtme, ambasada bullgare në Athinë dhe mediat, zoti Anastasov përshkruan problemet e pazgjidhura për vite të tëra me radhë të komunitetit, si dhe më të rëndësishmin prej tyre i cili është i lidhur me domosdoshmërinë e hapjes së konsullatës në kryeqytetin e ishullit Heraklion.
Një lutje të ngjashme bullgarët dërguan akoma para 5 vjetëve - gjatë dhjetorit të vitit 2015, me vetëdijen se realizimi kërkon kohë, por nuk është e pamundur. Nevoja e një zyre të ngjashme ose prej ditëve më të shpeshta konsullore është e madhe. Udhëtimi deri në ambasadën tonë në Athinë kërkon kohë si dhe para, kurse në rast nevoje për ndërrim të dokumenteve, pritja për përgatitjen dhe marrjen është një luks, të cilin jo të gjithë mund t’ia lejojnë vetes.
Përmes “Shoqatës së bullgarëve nga ishulli i Kretës”, Anastasovi mundohet t’i ndihmojë në çdo lloje mënyre bashkatdhetarët tanë:
“Nuk qemë shumë të organizuar, por prej 5 vjetëve kemi një shoqatë bullgare, kemi 4 shkolla të ditës së diel në 4 qytete të ishullit, 8 mësuese dhe u jepen mësime mbi 200 fëmijëve. U ndihmojmë dhe ishujve fqinjë rreth nesh. E gjithë kjo është e lidhur përveç me mësimin e gjuhës bullgare por dhe me veprimtari të tjera shtesë, me qenë se nuk ka përfaqësi të shtetit bullgar dhe ne kthehemi në “nënë e babë” për të gjithë njerëzit të cilët kanë nevojë për ndonjë farë ndihme”.
Shoqata e bullgarëve nga ishulli i Kretës punon mjaft aktivisht, duke organizuar festime të festave tradicionale bullgare, si dhe të Tubimit të Parë Bullgar në ishullin e Kretës gjatë vitit të kaluar.
“Me përjashtim të subvencionit të marrë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për shkollat bullgare të ditës së diel, nuk zhvillohet asnjëfarë politike për të ndihmuar shoqatat dhe organizatat nëpër vend. Në ishullin e Kretës është plotë me organizata të cilat zhvillojnë një veprimtari kulturore, por as nga Ministria e Kulturës, as nga Presidenca tregojnë ndonjë farë interesi” - tregon me dhimbje dhe keqardhje kryetari i Shoqatës së bullgarëve në ishullin e Kretës dhe shton se e vetmja e marrë deri në këtë moment është një kuti të madhe me libra të vjetra nga ambasada.
Bullgarët nuk janë vetëm negativë dhe pohojnë që udhëheqja aktuale e Ministrisë së Punëve të Jashtme po punon në drejtim të hapjes së zyrave të reja dhe të dinamizmit të punës me qytetarët.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..