Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shpresat dhe problemet e pazgjidhura të bullgarëve nga ishulli i Kretës

Foto: iStock by Getty Images

Një letër e dërguar Kryetari i Shoqatës së Bullgarëve në ishullin e Kretës - Petër Anastasov e drejtoi vëmendjen tonë ndaj problemeve me të cilat ndeshen rreth 30 000 bashkatdhetarë tanët, të cilët kanë zgjedhur një nga ishujt më të njohur grek për shtëpi të vet. Kopje të saj  bullgari i dha dhe zëvendëskryeministres dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, e cila qe për vizitë në Greqi. Në një letër të hapur të adresuar deri tek Ministria e Punëve të Jashtme, ambasada bullgare në Athinë dhe mediat, zoti Anastasov përshkruan problemet e pazgjidhura për vite të tëra me radhë të komunitetit, si dhe më të rëndësishmin prej tyre i cili është i lidhur me domosdoshmërinë e hapjes së konsullatës në kryeqytetin e ishullit Heraklion.

Një lutje të ngjashme bullgarët dërguan akoma para 5 vjetëve - gjatë dhjetorit të vitit 2015, me vetëdijen se realizimi kërkon kohë, por nuk është e pamundur. Nevoja e një zyre të ngjashme ose prej ditëve më të shpeshta konsullore është e madhe. Udhëtimi deri në ambasadën tonë në Athinë kërkon kohë si dhe para, kurse në rast nevoje për ndërrim të dokumenteve, pritja për përgatitjen dhe marrjen është një luks, të cilin jo të gjithë mund t’ia lejojnë vetes.

Përmes “Shoqatës së bullgarëve nga ishulli i Kretës”, Anastasovi mundohet t’i ndihmojë në çdo lloje mënyre bashkatdhetarët tanë:

“Nuk qemë shumë të organizuar, por prej 5 vjetëve kemi një shoqatë bullgare, kemi 4 shkolla të ditës së diel në 4 qytete të ishullit, 8 mësuese dhe u jepen mësime mbi 200 fëmijëve. U ndihmojmë dhe ishujve fqinjë rreth nesh. E gjithë kjo është e lidhur përveç me mësimin e gjuhës bullgare por dhe me veprimtari të tjera shtesë, me qenë se nuk ka përfaqësi të shtetit bullgar dhe ne kthehemi në “nënë e babë” për të gjithë njerëzit të cilët kanë nevojë për ndonjë farë ndihme”.

Shoqata e bullgarëve nga ishulli i Kretës punon mjaft aktivisht, duke organizuar festime të festave tradicionale bullgare, si dhe të Tubimit të Parë Bullgar në ishullin e Kretës gjatë vitit të kaluar.

“Me përjashtim të subvencionit të marrë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për shkollat bullgare të ditës së diel, nuk zhvillohet asnjëfarë politike për të ndihmuar shoqatat dhe organizatat nëpër vend. Në ishullin e Kretës është plotë me organizata të cilat zhvillojnë një veprimtari kulturore, por as nga Ministria e Kulturës, as nga Presidenca tregojnë ndonjë farë interesi” - tregon me dhimbje dhe keqardhje kryetari i Shoqatës së bullgarëve në ishullin e Kretës dhe shton se e vetmja e marrë deri në këtë moment është një kuti të madhe me libra të vjetra nga ambasada.

Bullgarët nuk janë vetëm negativë dhe pohojnë që udhëheqja aktuale e Ministrisë së Punëve të Jashtme po punon në drejtim të hapjes së zyrave të reja dhe të dinamizmit të punës me qytetarët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD