Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktura të Vladimir Dimitrov-Mjeshtri “gjallërojnë” në projektin digjital të Cvetomill Ivanovit

Për ne, bullgarët, pikturat e Vladimir Dimitrov-Mjeshtrit janë si një kujtim nga fëmijëria dhe një mësim i paharruar për patriotizmin nga libri shkollor. Ky është mbase piktori ynë më i dallueshëm dhe i njohur, i cili bën një përshtypje të fortë dhe i pari na tregon se cilat janë ngjyrat në Bullgari. Ai vazhdon të na emocionojë  në çdo moshë dhe në çdo etapë të jetës sonë. Një dëshmi për këtë është qëndrimi novator i një bullgari të ri, për nga profesioni projektues grafik, i cili na propozon një ekspozitë lëvizëse multimediale të krijimeve emblematike të Mjeshtrit. Autori i produktit jo tradicional multimedial “Arti i Mjeshtrit” është 28 vjeçari Cvetomill Ivanov nga Sofja. Në sajë të mjeshtërisë për të përdorur mjetet e animimit, pamjet e dala nga furça e krijuesit, sikurse gjallërojnë përpara nesh. Ato me lehtësi largohen nga korniza dhe madje buzëqeshin në mënyrë enigmatike. Disa për shembull marrin frymë, kurse mbi pëlhurat e tjera shikojmë sesi turfullon era. E gjithë kjo është fryt i imagjinatës së Cvetomillit dhe është e arritur përmes një “ndërhyrjeje” modeste mbi kopjet e digjitalizuar të tetë prej pikturave të Vladimir Dimitrov-Mjeshtrit. Përmes mjeteve shprehëse të dizajnit grafik, ai e drejton vëmendjen e spektatorit ndaj idesë bazë të autorit në piktura. Përveç kësaj në prezantimin e vet Cvetomill Ivanov i ka bashkuar pikturat me tekst në gjuhën bullgare dhe në gjuhën angleze.

Tregimi e drejton spektatorin drejt humanizmit, me të cilin është e përmbushur krijimtaria e piktorit, drejt njeriut dhe natyrës të cilat në pikturat e Mjeshtrit gjithmonë janë bashkë dhe në harmoni. Që të mund të ilustrojë më mirë thelbin shpirtëror të krijuesit, Cvetomill Ivanov shton dhe një kujtim i cili shpesh paraqitet si pikturë në krijimtarinë e Mjeshtrit:

Digjitalizimi i pikturave të piktorit tonë të njohur për Cvetomill Ivanovin është një mundësi të ikë nga situata e krijuar rreth pandemisë së Covid-19 dhe masat kufizuese, por po kështu dhe mënyrë, në bazë të së cilës të mund të afrohet deri tek arti i piktorit të madh e të njohur bullgar. “Mes krijimeve, të cilat i kam animuar është dhe një autoportret i tij, portret i nënës së tij dhe një pikturë nga cikli “Dasma”, në të cilën ka pikturuar puthjen e dorës - shënon Cvetomill dhe shton:

“Përgjithësisht tetë krijime marrin pjesë në videon time. Informacioni i cili i shoqëron është krejtësisht i vërtetë. Është përdorur tekst nga albumi, i krijuar nga kritikja e artit Jonka Koceva , i botuar gjatë viteve 70 të shekullit të kaluar. Tekstet e saj tërheqin vëmendjen dhe sot. Kur më ra në dorë nuk mundja të pushoj së lexuari, sepse në album gjerësisht qe prezantuar krijimtaria e Mjeshtrit. Një nga gjërat, të cilat më shtynë të krijoj animim është mungesa e librave dhe të materialeve sot, të lidhura  me personalitetin dhe krijimtarinë e Mjeshtrit. Pasi vizitova galerinë, ku janë eksponuar pikturat, kërkova të blej literaturë, por mjerisht, një i tillë nuk qe botuar prej kohe. Një problem i ngjashëm ekziston dhe me informacionin për piktorë të tjerë të mëdhenj bullgarë. Prandaj do të vazhdoj të bëj video-animime të ngjashme me piktura edhe të autorëve tanë të tjerë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD