Ka të ngjarë që të ketë krizë politike para zgjedhjeve të rregullta parlamentare gjatë pranverës së vitit 2021. Një prognozë të tillë bëri para BNR-së Ivan Kostov – Ish-Kryeministër i Bullgarisë në periudhën 1997-2001.
Sipas tij “kjo krizë do të ndodhë në rast gërshetimi të krizës shëndetësore dhe pamundësisë së spitaleve për të pranuar pacientë në gjende të rëndë shëndetësore, nga njëra anë, dhe krizës ekonomike dhe nivelit jashtëzakonisht të ulët të besimit ndaj pushtetarëve, nga ana tjetër.”
Një qeveri teknike do të ishte në një gjendje më të leverdishme, sepse pritjet ndaj saj do të ishin më të ulëta. Detyra e qeverisë teknike duhet të jetë zhvillimi me kohë i zgjedhjeve të ndershme dhe jo përballimi i krizës shëndetësore dhe ekonomike pa parlament prapa tyre, është i mendimit Ivan Kostov.Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..