Po vazhdojnë protestat në Bullgari me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit dhe për aplikimin e votimit me makina. Mbeten të bllokuara tri pika kryesore në Sofje nga kampet me çadra të protestuesve – Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”), para Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe pranë Presidencës, bëri të ditur korrespondenti i BNR-së Daniell Inkov.
Për shkak të bllokadave mbeten të ndryshuara itineraret e transportit urban në kryeqytet. Në një briefing të improvizuar iniciatorët e protestave nga e ashtuquajtura “Trioja Helmuese” u ankuan se telefonat e tyre përgjohen.
Pritet që kjo mbrëmje të bllokohet edhe sheshi para Bashkisë së Varnësnë kryeqytetin tonë detar pranë Detit të Zi.
Po vazhdon bllokada në rrugën mes Stara Zagorës dhe Haskovos, Bullgari Jugore, tek dalja drejt autostradës “Trakia”. Atje aksioni i protestës filloi që në fund të javës së kaluar.
Protesta organizojnë edhe bullgarët në Bruksel, Pragë, Birmingham, Sidnej, Monreal dhe në një sërë qytetesh të tjera në botë.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..