Thesari tatar nga kalaja Kaliakra do të mbetet në kompleksin arkitekturor “Dvoreca” në qytetin Ballçik deri në fund të muajit tetor, që të mund turistët të shijojnë eksponatet e zbuluara gjatë vitit 2018. Afro njëmijë sende kanë qenë të vendosura në një enë prej balte nën dyshemenë e një dhome, të djegur në fund të shekullit të 14. Zbulimi i cili ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, përmban monedha të arta dhe të argjendta, zbukurime të arta, gurë të çmuar, aplikacione dhe tokëza, kopsa prej bronzi dhe prej argjendi. Mes tyre shumë të vlefshme janë dhe 8 monedhat veneciane, të quajtura Zecchino d’Oro, të punuara prej një floriri me një cilësi të lartë me pamjen e dozhëve të atëhershëm. Supozohet se thesari ka qenë pronë e një udhëheqësi ushtarak tatar nga hordhia e Aktavit.
Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..
Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..
“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..
Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar..
Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës..
Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha..