Kryeministri është peng i partnerëve të tij në koalicion - “Patriotët e Bashkuar”, dhe më konkretisht të liderëve të partive nacionaliste “Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” (NFSB) Valeri Simeonov dhe të VMRO-së Krasimir Karakaçanov. Një mendim të tillë shprehu para BNR-së Orhan Tahir – jurist, politolog dhe aktivist me orgjinë rome, i cili banon që prej vitesh në Belgjikë.
Sipas tij VMRO dhe NFSB kanë përfituar nga protestat, të cilat janë kryesisht kundër GERB-it, që të marrin më shumë pushtet në kuadrin e koalicionit dhe e kanë arritur këtë. Megjithatë Orhat Tahir është i mendimit se qeveria do ta mbarojë mandatin e vet.
Ju rikujtojmë se dje pas mbledhjes së Koalicionit në pushtet lajmi se Bojko Borisovi do të mbetet kryeministër u shpall nga Valeri Simeonov.Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..