Kryeministri është peng i partnerëve të tij në koalicion - “Patriotët e Bashkuar”, dhe më konkretisht të liderëve të partive nacionaliste “Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” (NFSB) Valeri Simeonov dhe të VMRO-së Krasimir Karakaçanov. Një mendim të tillë shprehu para BNR-së Orhan Tahir – jurist, politolog dhe aktivist me orgjinë rome, i cili banon që prej vitesh në Belgjikë.
Sipas tij VMRO dhe NFSB kanë përfituar nga protestat, të cilat janë kryesisht kundër GERB-it, që të marrin më shumë pushtet në kuadrin e koalicionit dhe e kanë arritur këtë. Megjithatë Orhat Tahir është i mendimit se qeveria do ta mbarojë mandatin e vet.
Ju rikujtojmë se dje pas mbledhjes së Koalicionit në pushtet lajmi se Bojko Borisovi do të mbetet kryeministër u shpall nga Valeri Simeonov.Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..