Pesë ekipe arkeologjike fillojnë gërmime në rajonin e qytetit Pleven të Bullgarisë Qendrore Veriore. Drejtori i Muzeut Historik Regjional në Pleven arkeologu Vollodja Popov tha se gërmimet pranë fshatit Telish do të jenë me rëndësi të madhe sepse bëhet fjalë për një objekt të rëndësishëm nga kalkoliti i vonshëm me rëndësi për mbarë Ballkanin. Sipas arkeologut ekipi aty do të punojë për studimin e kalkolitit të hershëm i cili nuk është mjaftë i hulumtuar.
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..