Afaristi dhe botues Ivo Prokopiev deklaroi para BNR-së se shtëpia e tij në krahinën Buxhaka para së cilës sot u organizua protestë është ndërtuar në përputhje me të gjitha kërkesat e ligjit. Ai vuri në dukje se kurrë nuk ka pasur barriera, ose pengesa të tjera, të cilat të vështirësojnë aksesin nga toka drejt detit dhe nga deti drejt tokës.
Prokopiev komentoi edhe protestat antiqeveritare me fjalët se shumë prej bullgarëve ndihen të zhgënjyer gjatë 10 viteve të fundit. Sipas tij kjo që mund t’i vërë fund modelit të qeverisjes, i cili çoi në sundimin e shtetit dhe institucioneve, është votimi në masë i njerëzve.Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është kategorikisht kundër përpjekjeve të partive antievropiane dhe proruse për të luajtur me temën “referendumi për euron”. Në një qëndrim të publikuar nga qendra e shtypit e DPS-së, kryetari i DPS-së, Deljan..
"Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) i parashtrojnë zyrës së parlamentit një kërkesë që Kuvendi Popullor të thërrasë një referendum për ruajtjen e monedhës bullgare lev, njoftoi deputeti Conço Ganev nga "Vëzrazhdane". Kjo është një..
Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..