Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtim për këngëtarin folklorik legjendar Stojan Veliçkov

Një kuadër nga videoja me interpretim të Stojan Veliçkovit, të xhiruar nga Simon Ljonebah gjatë vitit 1998 në Danimarkë.

Me mjeshtërinë e vet të përsosur ai ka mahnitur dhe publikun e përkushtuar, dhe atë të paanshëm si tek ne ashtu dhe nëpër botë. Ata, të cilët e kanë dëgjuar dikur thonë se “fyelli i tij nxjerr melodi dhe flet”... Ekzekutimet i tij të tërheqin jo vetëm me teknikën e pastër dhe të shkëlqyer instrumentale, por dhe me timbret e padëgjuara. Në regjistrin e lart - të qarta dhe tingëlluese, kurse në regjistrin e ulët-fisnikërisht të buta.

Ai ka lindur gjatë vitit 1930 në fshatin Zidarovo, në rrethin e qytetit Burgas /krahina folklorike e malit Stranxha/ dhe rritet me këngët e babait të tij, mes valleve nëpër mejdanet dhe nëpër tubimet fshatare. Vet, me këmbënguljen e madhe të një djaloshi ai përvetëson instrumentin e tij të dashur dhe në moshën 16 vjeçe është i njohur përreth. Një moment fati në karrierën e tij profesionale është konkursi i mbajtur me sukses gjatë vitit 1955 për solist në Orkestrën për Muzikë Popullore pran Radios Kombëtare Bullgare. Këtij grupi ai i përkushton 35 vjet. Më shumë se 200 janë vallet dhe meloditë nga Trakia dhe Stranxha të cilat ai i ka incizuar për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Krahas me këtë ai mundet të tërheq dhe shumë përkrahës dhe pasues të pasionuar pas instrumentit të lasht bullgar. Muzikanti danez Simon Ljunbah me një emocion të madh tregon për takimet e tij dhe mësimet e paharruara në fyell në Sofje: “Sikurse kam  ndërmarrë një udhëtim të gjatë dhe të bukur i cili do të doja që të mos përfundoj asnjëherë. Në këtë drejtim Stojani mbetet ylli im drejtues, burim i frymëzimit të vazhdueshëm.”

Interpretuesi legjendar vdes gjatë vitit 2008, por dhe sot incizimet e tij janë etalon për muzikantët popullorë.

Vajza e Stojan Veliçkovit, Tanja Veliçkova - këngëtare dhe pedagoge në lëndën e të kënduarit folklorik në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” tregon:

“Babi ndezi shkëndijën tek unë. Në një familje të tillë nuk kishte sesi të mos nisem në këtë rrugë. Ai më ka treguar sesa e rëndësishme është pastërtia e folklorit nga krahina e Stranxhës, si dhe karakteristika e stileve për çdo një krahinë etnografike. Më mësoi  të dëgjoj këngën popullore në mënyrë tërësore, bashkë me shoqërimin instrumental, tekstin, melodinë. I jam shumë mirënjohëse. Gjyshi im Gjeorgji ka qenë një nga këngëtarët më të dëgjuar e të njohur të fshatit. Babai im përpara se t’i bjerë fyellit, po kështu ka qenë këngëtar. Ai gjithmonë ka mbajtur në vetvete folklorin e Stranxhës. Këngët e tij prej autori janë mbi bazën e melodisë popullore, mjeshtëria e tij e improvizimit po kështu është në stilin e Stranxhës. Kemi pasur koncerte të shumta të përbashkëta. Momente të paharrueshme! Jam shumë e lumtur se pata mundësinë të formohem mes emrave të tillë të mëdhenj  në fushën e mjeshtërisë instrumentale dhe të kënduarit”.

Fare pa kompromis sa i përket repertorit të tij solo, duke ruajtur stilin e lashtë, Stojan Veliçkovi ka pëlqyer të thotë: “Në qoftë se ndonjë kompozitor ndryshon mendimin tim në valle, unë refuzoj që të ekzekutoj. Dua të tingëllojë ashtu siç e kam dëgjuar nga babai im - pa çka se është e vjetërsuar. Kërkoj novitete vetëm në shoqërimin e melodive dhe mundohem të ekzekutoj edhe më mirë në instrumentin tim të dashur...”

Autore: Illka Dimitrova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Krasimir Martinov

Ramona Tullumani: Në operën e Sofjes ndihem si Maria Callas

Sopranoja e njohur shqiptare Ramona Tullumani është një nga artistet me të cilën mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023), biletat për të cilin u..

botuar më 23-12-26 7.30.PD

Veselin Portarski – Babagjyshi bullgar i Krishtlindjeve në Berlin që dhuron tregime

"Mbrëmja shkoi mirë. Kjo ishte diçka normale. Në fund të fundit ishte Nata e Shenjtë... Atë ditë më caktuan një rol të rëndësishëm. Ndoshta më i rëndësishmi: ai i Babagjyshit të Krishtlindjeve" – kështu fillon tregimi "Dëshira që Babagjyshi i..

botuar më 23-12-23 12.20.MD
Foto: FB / Zlatimir Kolarov

Zlatimir Kolarov – mjeku me shpirt artisti

Disa njerëz në jetë kënaqen duke u marrë vetëm me një gjë të caktuar, por jo dhe ky njeri. Mjek reumatolog, skenarist, shkrimtar, profesor Zlatimir Kolarov është dëshmi se nëse njeriu ka dëshirë, mund t’ia dalë në çdo gjë. Dëshira për t'u bërë mjek ishte..

botuar më 23-12-16 12.05.MD