Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eva Georgieva – “Dallëndyshja e bardhë” e këngës nga krahina e Dobruxhës

Stojanka Boneva, Eva Gjeorgjieva dhe Janka Rupkina

Eva Georgieva është mes këngëtareve më të njohura popullore bullgare e cila ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë kombëtare. Ajo është dhe bashkëthemeluese e Trios “Bëllgarka”.

I krijuar gjatë vitit 1975, formacioni folklorik vite të tëra me radhë fiton admirimin e të gjithëve, të cilët kanë pasur mundësi të asistojnë në koncertet e këngëtarеve. Jo më pak ndikuese janë dhe incizimet, të cilat i lanë. Për të gjithë këtë një kontribut të veçantë ka Eva Georgieva. E saj është dhe ideja për të gërshetuar timbrin e ndritshëm të këngëtares Janka Rupkina me altin prej kadifeje të krahinës së Pirinit Stojanka Boneva, të balancuar nga ngrohtësia e të kënduarit të saj karakteristik krahinor.

Akoma duke qenë e gjallë Eva Georgieva tregon për nxitjen e saj fillestare: “Një përshtypje të madhe më pati bërë grupi suedez ABBA. I thash vetes - përse dhe unë të mos krijojë një formacion të tillë, por me këngë popullore. Dhe kështu ne formuam Trion “Bëllgarka”. Bota na pa ne dhe ne e pamë botën”. Për fondin e Radios Kombëtare Bullgare të tria këngëtaret lenë 40 këngë, janë incizuar dhe 3 albume me aranzhime të kompozitorëve Aleksandër Josifov, Stefan Kënev, Petër Krumov, Nikollaj Kaufman, Petër Ljondev e të tjerë. Turnetë e tyre të koncerteve në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Australi, Izrael, Japoni janë të shënuara me një sukses jashtëzakonisht të madh mes publikut dhe specialistëve. Kanë kënduar bashkërisht me pop-këngëtarët e njohur Kate Bush, Princ, Eric Clapton e të tjerë.

Eva Georgieva ka lindur gjatë vitit 1925 në qytetin Omurtag, dhe vdiq gjatë vitit 2004. Rrënjët e saj nga krahina e Dobruxhës vijnë nga ana e nënës së saj dhe pikërisht kjo e paracakton dhe e drejton dashurinë e saj ndaj këngëve nga kjo krahinë.

Me një rëndësi për këngëtaren e re është arsimimi i saj në Shkollën Muzikore në Sofje, ku mëson në klasën e të kënduarit operistik të profesorit Gjeorgji Zllatev-Çerkin dhe profesoreshës Cvetana Djakoviç. Gjatë këtyre viteve ajo formon në vetvete një kulturë të lartë të të kënduarit si dhe shije, të cilët favorizuan zhvillimin e lavdishëm të ardhshëm të talentit të saj. Në të njëjtën kohë ajo orientohet drejt këngës popullore.

Rruga profesionale e bukuroshes nga Dobruxha është e lidhur dhe me Ansamblin për Këngë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.


Eva Georgieva është mes themelueseve të korit të sapoformuar të radios gjatë vitit 1952, i cili gjatë vitit 1990 qe i dekoruar me çmimin “Grami”, por tanimë nën emërtimin “Misteri i zërave bullgarë”. Dekoratën prestigjioze muzikore kori e fiton në sajë të vargut të albumeve më të njëjtin emër të producentit zviceran Marsell Selie. Kori popullor i grave i bëri të njohur nëpër të gjithë botën zërat unikal bullgarë si dhe krijimtarinë e kompozitorëve tanë vendas mbi bazë folklorike. Në repertorin shumë të pasur të “Misterit të zërave bullgarë” shumë shpesh pjesët e solos  në partiturat korale me shumë zëra i janë caktuar Eva Georgievës. Kurse repertori i saj personal në radio përfshin këngë nga krahina e Dobruxhës, të cilat i ka mbledhur akoma që në vitet e saj të fëmijërisë me një përkushtim dhe aftësi fisnike. Jo rastësisht e quajnë Eva Georgievën “dallëndyshja e bardhë” e këngës së Dobruxhës. E dimë se “dallëndyshja e bardhë” takohet shumë rrallë. Populli ynë beson se, aty ku dallëndyshja shihet, sjellë shpresë për fillim të ri, për ringjalljen e së mirës. Dallëndyshja e bardhë është dhe një nga simbolet e Dobruxhës, siç janë dhe këngët e këngëtares sonë të njohur popullore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD
Matina Genkova - Mpofu

Në botën e librave për fëmijë të Matina Genkova-Mpofu

"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..

botuar më 24-11-09 10.35.PD