Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kësmetet jo tradicionale - një pjesë nga fushata e re e Bashkisë Burgas

Foto: burgas.bg

Kësmetet për kafe janë një pjesë nga fushata e Bashkisë së qytetit Burgas për të promovuar markën e saj të re të turizmit. Fushata e promovimit përfshin dhe lojë me çmime, e cila është e drejtuar drejt adhuruesve të kësaj pijeje tradicionale freskuese.

“Ambasadorë” të saj janë lokalet - kafenetë e qytetit, pastiçeritë  dhe restorantet. Krahas me pijen e preferuar dhe kaq të dashur nga shumica e njerëzve, ata venë dhe kësmete speciale për lezeti dhe për një gjendje më të mirë shpirtërore, të cilat u sjellin mundësi rreth 30 fatlumëve të vizitojnë vende dhe atraksione të shënuara vendase.

10 nga fituesit mund të shijojnë një projektim 3D për Akve Kalide, një qytezë historike në territorin e qytetit Burgas, e të tjera. 10 fatlumë të tjerë  do të vizitojnë falas ishullin Anastasia, kurse të tretë - Festivalin e Figurave prej Rëre. Për këtë qëllim kandidatët duhet të shkojnë deri në Qendrën Informative Turistike “Sahati”.

Kësmetet drejtojnë mesazhet e veta tipike, si për shembull: “Takim përpara Sahatit”, “Selfi nga Ura”, “Një aventurë ishulli”, “Avioni numër 5, jepi gaz për të vajtur në Burgas”, “Darkë romantike në bregun e detit”, “Do të kapni peshkun e artë në plazhin e Burgasit” dhe të tjera.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD