Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varna priti mysafirët e parë nga Izraeli

Foto: BGNES

166 turistët e parë nga Izraeli tashmë janë në Varna, bëri të ditur BGNES. Ndër ta ka edhe përfaqësues të mediave izraelite, të cilët vijnë   që të njihen me kushtet në bregdetin tonë. Fluturimet nga Izraeli deri në Varna janë rimëkëmbur dhe do të realizohen një herë në ditë, me përjashtim të ditës së shtunë.

Janë planifikuar 19 fluturime në itinerarin Tel Aviv – Varna deri në fund të gushtit dhe 60 fluturime gjatë shtatorit.

Në Burgas fluturimet nga dhe deri në Izrael do të fillojnë që nga 23 gushti dhe do të realizohen çdo ditë deri në fund të muajit. Gjatë shtatorit ato do të ketë fluturime nga e enjtja deri në të dielën. Që nga fillimi i muajit edhe aviokompania bullgare do të fillojë ta shërbejë destinacionin e Tel Avivit.

Agjencia rikujton se Izraeli është një treg kyç për biznesin turistik bullgar. Mbi 300 000 turistë izraelitë e vizitojnë vendin tonë çdo vit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD