Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi përsëri shtroi çështjen për vizat për turistë nga tregjet kryesore

Foto: tourism.government.bg

Në sfondin e stinës së dobët turistike verore 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit Bullgaria filloi përgatitje për verën 2021. Këtë e shënoi Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova në një takim me biznesin në qytetin tonë bregdetar Obzor. Ajo njoftoi se muajin në vijim do të formohet një Këshill Konsultativ, me të cilin të përgatitet një plan i posaçëm për stinën e ardhshme dimërore dhe për atë verore.

Biznesi vuri në dukje se është mirë të shqyrtohet një procedurë për dhënien e vizave për turistë nga vende, të cilat janë tregje kryesore për sektorin e turizmit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenca nuk është përgjegjëse për mungesën e një ambasadori bullgar në Kiev

Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit..

botuar më 24-07-24 10.17.PD

Parashikimi i motit për 24 korrikun 2024

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Të mërkurën para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasmesditës nga veriperëndimi do të fillojnë të zhvillohen vranësira grumbulluese-shiu...

botuar më 24-07-23 7.15.MD
Baza bullgare në ishullin Livingston

Shkencëtarët bullgarë do të eksplorojnë kozmosin e afërt nga Antarktida

Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga stuhitë diellore, aktiviteti i koronës diellore. Kjo parashikohet në projektin e parë bullgar të..

botuar më 24-07-23 5.46.MD