“Regjimet totalitare kanë asgjësuar milionë fate njerëzore. Dhuna dhe ashpërsia, me të cilat shkeleshin liri kryesore, nuk kanë vend në botën e sotme!” Këtë e shkroi Kryeministri Bojko Borisov në faqen e vet në Facebook me rastin e 23 gushtit – Dita evropiane e përkujtimit të viktimave të nazizmit e të komunizmit.
“Nuk ka vend për nacionalizëm dhe komunizëm, as për revanshizëm dhe ndarje”, shkroi gjithashtu Kryeministri, duke nënvizuar se grushtet e ngritura dhe provokimi i qëllimshëm i tensionit mes qytetarëve nuk janë simbol i demokracisë.
“Besoj se rendi, zhvillimi dhe mirëkuptimi arrihen me dialog dhe jo me grusht! Prandaj le t’i mbrojmë me veprat tona”, bëri thirrje Bojko Borisov, duke shënuar në fund: “Le të përkulemi para kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare!”Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..
Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i..