“Regjimet totalitare kanë asgjësuar milionë fate njerëzore. Dhuna dhe ashpërsia, me të cilat shkeleshin liri kryesore, nuk kanë vend në botën e sotme!” Këtë e shkroi Kryeministri Bojko Borisov në faqen e vet në Facebook me rastin e 23 gushtit – Dita evropiane e përkujtimit të viktimave të nazizmit e të komunizmit.
“Nuk ka vend për nacionalizëm dhe komunizëm, as për revanshizëm dhe ndarje”, shkroi gjithashtu Kryeministri, duke nënvizuar se grushtet e ngritura dhe provokimi i qëllimshëm i tensionit mes qytetarëve nuk janë simbol i demokracisë.
“Besoj se rendi, zhvillimi dhe mirëkuptimi arrihen me dialog dhe jo me grusht! Prandaj le t’i mbrojmë me veprat tona”, bëri thirrje Bojko Borisov, duke shënuar në fund: “Le të përkulemi para kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare!”Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..