“Regjimet totalitare kanë asgjësuar milionë fate njerëzore. Dhuna dhe ashpërsia, me të cilat shkeleshin liri kryesore, nuk kanë vend në botën e sotme!” Këtë e shkroi Kryeministri Bojko Borisov në faqen e vet në Facebook me rastin e 23 gushtit – Dita evropiane e përkujtimit të viktimave të nazizmit e të komunizmit.
“Nuk ka vend për nacionalizëm dhe komunizëm, as për revanshizëm dhe ndarje”, shkroi gjithashtu Kryeministri, duke nënvizuar se grushtet e ngritura dhe provokimi i qëllimshëm i tensionit mes qytetarëve nuk janë simbol i demokracisë.
“Besoj se rendi, zhvillimi dhe mirëkuptimi arrihen me dialog dhe jo me grusht! Prandaj le t’i mbrojmë me veprat tona”, bëri thirrje Bojko Borisov, duke shënuar në fund: “Le të përkulemi para kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare!”Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..
Fitorja në dukje vendimtare e GERB-SDS në zgjedhjet për parlamentin kombëtar nuk do të thotë se partia me çdo kusht do të arrijë të formojë një qeveri në të vetmen formë të mundshme të imponuar gjatë qeverisjes së fundit, pra të ashtuquajturin..
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara...
Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me..
Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha..