Argëtim dhe dobi për mjedisin – kjo është në thelbin e fushatës “Bishte cigaresh kundrejt një shëtitjeje me varkë” në qytezën bregdetare pranë Detit të Zi Primorsko.
Ideja për një shëtitje falas me jaht kundrejt një shisheje plot bishte cigaresh nga plazhi është e hotelierit Zdravko Vasilev. “Bishtat e cigareve kalben shumë ngadalë”, thotë ai dhe shton: “Dje erdhën gjashtë turistë, sot ka akoma disa të shqetësuar për ekologjinë”.Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..