Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lideri i partisë “Volja” kërkon dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev

Veselin Mareshki
Foto: BGNES

Zëvendëskryetari i Parlamentit dhe lider i partisë “Volja” Veselin Mareshki përhapi një deklaratë, me të cilën kërkon dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. “Me fjalimin e vet në kuadrin e festimeve në majën Shipka Radev e poshtëroi këtë simbol të heroizmit dhe patriotizmit bullgar”, shkroi Mareshki.

Sipas tij Radevi e ka diskredituar institucionin e Presidentit, duke folur për politikë dhe duke e vërë theksin tek interesat e veta në një moment, kur Bullgaria përulet para sakrificës dhe guximit të të gjithë heronjve që morën pjesë në Epopenë e Shipkës. “Në qoftë se nuk e jep dorëheqjen le të çlirohet nga posti nëpërmjet procedurës së impeachment-it të parashikuar në ligj!” – bëri thirrje Mareshki.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ali Ahmeti dhe Angell Angellov

Ali Ahmeti dhe ambasadori Angell Angellov u takuan në Shkup

Ali Ahmeti, kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, foli më 16 prill me ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov, njoftoi BGNES. Në takim, Ahmeti tha se deklaratat e kryeministrit..

botuar më 24-08-16 3.54.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia ka shpallur luftë tatimore për mallrat e lira nga jashtë Turqia ka vendosur të rrisë ndjeshëm taksat për mallrat e blera jashtë vendit. Kufiri pa taksa për mallrat e blera jashtë vendit është ulur nga 150 në 30 euro (1098.87 TL)...

botuar më 24-08-10 6.05.PD
Svetlin Taçev

Pushteti i përkohshëm u bë një tipar karakteristik i situatës politike në Bullgari

Bullgaria po përballet me zgjedhjet e shtatë të parakohshme parlamentare radhazi në tri vitet e fundit. Arsyeja është se edhe një herë, të tri mandatet eksploruese, t’u dorëzuara nga presidenti partive të përfaqësuara në parlament, mbetën të..

botuar më 24-08-09 7.05.PD