Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Personeli mjekësor kërkon rritje të pagave

Foto: mh.government.bg

Mosha mesatare e infermiereve në Bullgari është 55 vjeç. Vetëm 60% prej tyre janë në moshë të aftë për punë. 19.7% janë pensioniste. 19.64% do të pensionohen së shpejti, njoftoi para Ministrit të Shëndetësisë Millka Vasileva – kryetare e Asociacionit Bullgar të Kujdeseve Profesionale Shëndetësore.

Nga ana e vet Ministri prof. dr. Kostadin Angellov premtoi para drejtorisë së Asociacionit se do të kërkojë mundësi për rritje të të ardhurave në sistemin shëndetësor gjatë vitit 2021.

Aktivistë të Sindikatës së Specialistëve Mjekësorë, të cilët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, shprehën keqardhjen e tyre se nuk marrin pjesë në takim, bëri të ditur BNR.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD