Në një ceremoni në Kumanovë zëvendës shefi i mbrojtjes gjeneraltoger Dimitër Iliev përshëndeti komandantin e ri të Forcave Shumëkombëshe Paqeruajtëse në Evropën Juglindore gjeneralin e brigadës Aristeidis Iliopullos nga Greqia. Ai i dorëzoi një adresë përshëndetës në emër të ministrit të mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Në të shprehet shpresë se komandanti i ri do të punojë për shtimin e rolit të Brigadës së Evropës Juglindore si faktor për sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak në regjion. Brigada ekziston 21 vjet dhe u ridislokua në bazën “Boro Menkov” pranë Kumanovës të Maqedonisë së Veriut.
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..