Gjatë 6 muajve të fundit në Qendrën Evropiane të Konsumatorëve tek ne dominojnë ankesat për fluturime të shtyra ose të anuluara si dhe për pushime të dështuara përtej kufijve. Këtë e tha para BNR drejtoresha e qendrës Sonja Spasova. Sipas saj aviokompanitë akoma nuk mund të kthejnë paratë për fluturimet e shtyra ose të anuluara sepse ankesat janë të shumta dhe përpunimi i tyre kërkon kohë. Në anulimin e pushimeve përtej kufirit megjithë kushtet kategorike të rezervimit pa të drejtën e heqjes të dy palët arrijnë kompromis në sajë të Qendrës Evropiane të Konsumatorëve.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..