Në qendrën e Kopenhagës të Danimarkës në sheshin para Bashkisë Frederiksberg u hoq një valle e madhe bullgare. Kjo është një veprimtari që organizohet vitin e gjashtë me radhë nga Grupi i Valleve Popullore “Dilmana” nga Kopenhaga, i cili në vitin 2020 shënon vjetorin e 10-të të krijimit. Aktiviteti që u mbajt më 29 gusht filloi me një përshëndetje të ambasadorit të Bullgarisë në Danimarkë Svetllan Stoev, njofton Ministria e Jashtme.
Kjo nismë qëllimi i së cilës është të tregojë në Danimarkë bukurinë e folklorit bullgar u planifikua për majin 2020 por u shty për shkak të situatës epidemiologjike në vend.
Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..
Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..