Pas një dite të tërë të protestave, me përleshje, njerëz të helmuar me gaz dhe të arrestuar, ditën e 56 të protestave antiqeveritare në Sofje pas orës 21 tensioni u rrit edhe më shumë. Bomba të vogla, vezë, shishe plastike dhe pllaka guri fluturonin drejt kordonit të policëve, i cili ruante hyrjen e ish-Shtëpisë partiake të Partisë Komuniste Bullgare – sot godina kryesore e Kuvendit Popullor. Para një reporteri të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) një përfaqësues i protestuesve deklaroi se kjo është vepër ekstremiste. Para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) një prej organizatorëve të protestës – avokati Nikollaj Haxhigenov, gjithashtu deklaroi se ndoshta ndër protestuesit ka provokatorë. Disa prej protestuesve përpiqen t’i ndalojnë ata të cilët i qëllojnë policët, që ta parandalojnë një rritje edhe më të madhe të tensionit. Policët dolën para kordonit me flamuj të valëvitur bullgarë.
Në orën 23.00 në rajonin e protestës u pozicionua armë ujore. Ivajllo Ivanov, kryesekretar i MPB-së, deklaroi se gjatë protestave të sotme janë dëmtuar mjaftë policë. Informacioni për numrin e tyre ende po përgjithësohet. Ivanov ripohoi se rritja e tensionit është shkaktuar nga grupe tifozësh të futbollit. “Përpiqemi të jemi të paanshëm, të sillemi në mënyrën më të mirë, por thënë sinqerisht sot të gjithë e tepruan”, tha kryesekretari i MPB-së. Ai deklaroi se ishte marrë vendim për të mos pasur konflikte me protestuesit. Kishte sinjale për provokacione, prandaj ishte siguruar një numër më i madh policësh.
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..