Pas një dite të tërë të protestave, me përleshje, njerëz të helmuar me gaz dhe të arrestuar, ditën e 56 të protestave antiqeveritare në Sofje pas orës 21 tensioni u rrit edhe më shumë. Bomba të vogla, vezë, shishe plastike dhe pllaka guri fluturonin drejt kordonit të policëve, i cili ruante hyrjen e ish-Shtëpisë partiake të Partisë Komuniste Bullgare – sot godina kryesore e Kuvendit Popullor. Para një reporteri të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) një përfaqësues i protestuesve deklaroi se kjo është vepër ekstremiste. Para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) një prej organizatorëve të protestës – avokati Nikollaj Haxhigenov, gjithashtu deklaroi se ndoshta ndër protestuesit ka provokatorë. Disa prej protestuesve përpiqen t’i ndalojnë ata të cilët i qëllojnë policët, që ta parandalojnë një rritje edhe më të madhe të tensionit. Policët dolën para kordonit me flamuj të valëvitur bullgarë.
Në orën 23.00 në rajonin e protestës u pozicionua armë ujore. Ivajllo Ivanov, kryesekretar i MPB-së, deklaroi se gjatë protestave të sotme janë dëmtuar mjaftë policë. Informacioni për numrin e tyre ende po përgjithësohet. Ivanov ripohoi se rritja e tensionit është shkaktuar nga grupe tifozësh të futbollit. “Përpiqemi të jemi të paanshëm, të sillemi në mënyrën më të mirë, por thënë sinqerisht sot të gjithë e tepruan”, tha kryesekretari i MPB-së. Ai deklaroi se ishte marrë vendim për të mos pasur konflikte me protestuesit. Kishte sinjale për provokacione, prandaj ishte siguruar një numër më i madh policësh.
GERB nuk falsifikon kurrë gjërat, vrima në buxhet është qartë çfarë i detyrohet. Le të përulemi pak dhe të mos përpiqemi t'ua kalojmë përgjegjësinë njerëzve të tjerë. Me këto fjalë ministrja e financave Temenuzhka Petkova iu drejtua deputetëve të..
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..