Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e tensionit gjatë protestës në Sofje

| rinovuar më 20-09-02 11.44.MD
Foto: BGNES

Pas një dite të tërë të protestave, me përleshje, njerëz të helmuar me gaz dhe të arrestuar, ditën e 56 të protestave antiqeveritare në Sofje pas orës 21 tensioni u rrit edhe më shumë. Bomba të vogla, vezë, shishe plastike dhe pllaka guri fluturonin drejt kordonit të policëve, i cili ruante hyrjen e ish-Shtëpisë partiake të Partisë Komuniste Bullgare – sot godina kryesore e Kuvendit Popullor. Para një reporteri të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) një përfaqësues i protestuesve deklaroi se kjo është vepër ekstremiste. Para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) një prej organizatorëve të protestës – avokati Nikollaj Haxhigenov, gjithashtu deklaroi se ndoshta ndër protestuesit ka provokatorë. Disa prej protestuesve përpiqen t’i ndalojnë ata të cilët i qëllojnë policët, që ta parandalojnë një rritje edhe më të madhe të tensionit. Policët dolën para kordonit me flamuj të valëvitur bullgarë.

Protestuesit thërrasin “kriminelë” dhe “mafi”. Organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” i dhanë qeverisë një afat deri në mëngjes për të dhënë dorëheqje. Arman Babikjan u bëri thirrje protestuesve për të qenë nesër në orën 9 në sheshin “Nezavisimost” /“Pavarësi”/ në qendër të Sofjes që ta shprehin pakënaqësinë e vet.

Në orën 23.00 në rajonin e protestës u pozicionua armë ujore. Ivajllo Ivanov, kryesekretar i MPB-së, deklaroi se gjatë protestave të sotme janë dëmtuar mjaftë policë. Informacioni për numrin e tyre ende po përgjithësohet. Ivanov ripohoi se rritja e tensionit është shkaktuar nga grupe tifozësh të futbollit. “Përpiqemi të jemi të paanshëm, të sillemi në mënyrën më të mirë, por thënë sinqerisht sot të gjithë e tepruan”, tha kryesekretari i MPB-së. Ai deklaroi se ishte marrë vendim për të mos pasur konflikte me protestuesit. Kishte sinjale për provokacione, prandaj ishte siguruar një numër më i madh policësh.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maja Manollova

Pas DPS Fillimi i Ri, BSP dëshiron të vendoset një kufi për çmimet e ushqimeve

BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja  e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..

botuar më 25-02-06 12.02.MD
Temenuzhka Petkova

Ministri i Financave premtoi deficit buxhetor për vitin 2025 nga 3%

GERB nuk falsifikon kurrë gjërat, vrima në buxhet është qartë çfarë i detyrohet. Le të përulemi pak dhe të mos përpiqemi t'ua kalojmë përgjegjësinë njerëzve të tjerë. Me këto fjalë ministrja e financave Temenuzhka Petkova iu drejtua deputetëve të..

botuar më 25-02-06 11.36.PD

Në EMITT në Stamboll, Bullgaria paraqet potencialin e saj për turizmin gjatë gjithë vitit

Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë..

botuar më 25-02-06 9.37.PD