“Prova për t’u krijuar një Kushtetutë absurde, por e leverdishme për statukuon, me ndihmën e parave dhe të mburojave policore është një vepër kriminale ndaj së ardhmes së Bullgarisë. Parlamenti përpiqet duke e ndryshuar Kodin Zgjedhor ta bëjë të pakuptimshëm votimin me makina dhe të krijojë mundësi për korruptimin e të gjitha zgjedhjeve të ardhshme”. Këtë e deklaroi në fjalimin e vet Kreu i Shtetit Rumen Radev në lidhje me ngjarjet në Bullgari gjatë ditëve të fundit.
“Veprimet e shumicës në pushtet jo vetëm e provokojnë paqen civile, ata e thellojnë krizën dhe e shndërrojnë Bullgarinë në një peng të mbijetesës së vet politike”, vuri në dukje gjithashtu Radev.
Ai dënoi dhunën policore të përdorur kundër protestuesve dhe u bëri apel edhe protestuesve, edhe policisë për të qenë të qetë dhe të mos u përgjigjen provokimeve.
“Protesta është veprimi i vetëm kundër shkeljes së demokracisë”, shënoi gjithashtu Radev. Është detyrë e çdo një qytetari për t’i thënë “jo dhunës, represioneve dhe paligjshmërisë”, nënvizoi Presidenti Radev dhe nguli këmbë për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë si rrugëdalja e vetme nga kriza.Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..
Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..
Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS..
Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha..