Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

76 vjet nga 9 shtatori – një datë kontradiktore në historinë bullgare

Foto: arkiv

Para 31 vitesh 9 shtatori shënohej në Bullgari si festë kombëtare dhe një datë e rëndësishme, në të cilën Partia Komuniste Bullgare (BKP) e ka marrë pushtetin.Sot brezat më të vjetër kanë vlerësim të ndryshëm për vendosjen e regjimit komunist në vendin tonë pas 9 shtatorit të 1944-ës, ndërsa më të rinjtë mbeten të paorientuar dhe indiferentëpër këtë datë historike. Partia Socialiste Bullgare (BSP), e cila është trashëgimtare e BKP-së po vazhdon ta lavdërojë grushtin e shtetit si një akt solidar me veprimet e koalicionit antifashist ndërkombëtar që nga viti 1944.

Grushti ushtarak i shtetit i shtatorit 1944, i kryer në kushte okupimi nga Ushtria e Kuqe, u mbështet në heshtje nga elita politike në pushtet, e cila po kërkonte pafuqishëm një rrugëdalje për Bullgarinë nga Lufta e Dytë Botërore.Qeveria e Konstantin Muravievit u rrëzua dhe në pushtet erdhi Fronti Kombëtar me në krye Kimion Georgievin. Në orën 06.30 në radio u dëgjuan fjalët e kryeministrit të ri. Në “Fondin e Artë” të BNR-së ruhen kujtimet e dr. Petër Dertlievit nga ajo mëngjes. Ato, si dhe akoma detaje për ngjarjet e kësaj periudhe të historisë bullgare mund të lexoni në publikimin tonë 1944-ta – viti i cili ndryshoi historinë e Bullgarisë nga arkivi i Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit

Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..

botuar më 24-02-19 5.05.PD

16 vjet Kosova e pavarur

16 vjet kaluan nga ai 17 shkurt i vitit 2008 kur Kosova u bë shteti më i ri në botë. Kjo ndodhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu shpallën  Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Më 15 qershor të..

botuar më 24-02-17 5.05.PD

Vreshtarët e qytetit Strallxha rikrijojnë ritualin e krasitjes së hardhive

Vreshtarët dhe prodhuesit e verërave në rajonin e qytetit të Bullgarisë Juglindore Strallxha shënojnë festën e Shën Trifonit në stilin e vjetër më 14 shkurt, njoftoi pushteti vendor. Rituali tradicional i krasitjes së hardhive do të zhvillohet në..

botuar më 24-02-14 11.03.PD