Kompanitë e sigurimeve kanë eksportuar mbi 2.3 mlrd euro jashtë shtetit, që të kërkojnë kthim më të lartë të aktiveve të tyre. Mjetet transferohen kryesisht në vende nga BE-ja, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Në bazë vjetore eksporti i kapitaleve të sigurimeve nga vendi rritet 5.4%.
Mjetet e administruara nga siguruesit në Bullgari në fund të qershorit kapin shumën mbi 4.43 mlrd euro. Për një vit rritja e të ardhurave është 320 mln euro, ose 7.7%. Mjetet e investuara në Bullgari të siguruesve janë pak mbi 2 mlrd euro. Për një vit ato rriten me mbi 150 mln euro, bëri të ditur Bankla Popullore Bullgare.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..