Harta e parë e industrisë bullgare në internet është fakt, transmetoi BGNES. Projekti u krijua nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia Ekzekutive për Inkurajimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në partneritet me Asociacionin Bullgar të Punëdhënësve “Teknologji Inovative”. Në hartë u regjistrua çdo prodhues në 14 sektorë të ekonomisë. Kjo hartë do të jetë në dobi si të kompanive bullgare, ashtu edhe të investitorëve të huaj. Projekti është i hapur dhe mund të zgjerohet me kompani të reja.
Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..