Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fotoekspozitë ndjek kthimin e Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë

Foto: @RegionalMuseumOfHistoryDobrichBulgaria

“Dobruxha 1940” kështu quhet fotoekspozita  e hapur më 11 shtator në qytetin e Varnës. Ajo është pjesë nga ngjarjet në lidhje me 80 vjetorin nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Krajovës më 7 shtator 1940 dhe rikthimin e Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë. Materiali i mbledhur me fotografi ndjek ngjarjet  rreth nënshkrimit të traktatit. Vizituesit  mund të shikojnë  dhe sendet personale dhe dokumentet e pjesëmarrësve në nënshkrimin e marrëveshjes. Në ekspozitë është përfshirë prezantim multimedial me titull “Dobruxha thërret”, i cili ndjek ngjarjet që nga vjeshta e vitit 1940. Një pjesë nga fotografitë arkiv, mund ti shikoni dhe online këtu. Ekspozita u përgatit nga Muzeu Regjional Historik në qytetin Dobriç dhe prezantohet në Muzeun Arkeologjik të qytetit Varnë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD