Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e tre motrave Besa, Shpresa dhe Dashuria dhe të nënës së tyre Sofia, të cilat vdesin për shkak të besimit të tyre në fenë e krishtere gjatë vitit 126 gjatë kohës së perandorit romak Adrian.
Sofia do të thotë Mençuri, me fjalë të tjera Urtësia dhe mençuria e Zotit, me të cilën është emërtuar dëshmorja e shenjtë. Prandaj dhe vajzat e saj mbajnë emrat e fryteve bazë të Shpirtit - besimi, shpresa dhe dashuria.
17 shtatori është zgjedhur gjithashtu festë e qytetit Sofja me vendim të Këshillit të Bashkisë së Kryeqytetit nga data 25 mars 1992. Sipas urdhëresës bashkiake për simbolet dhe dallimet, të miratuar agjatë vitit 2007, në Ditën e Sofjes mbahet seanca solemne e parlamentit të qytetit, kurse në të u jepen çmime veprimtarëve shoqërorë me kontribut për lartësimin shpirtëror dhe përhapjen e kulturës në kryeqytet.
Çdo vit më 17 shtator në afërsi me Bazilikën “Shën Sofia” zhvillohet një ceremoni festive, shërbehet dhe një liturgji festive.
Është interesante të shënohet se shpesh bëhet gabim, kur mendohet se kishat me emrin Shën Sofia (për shembull këto në kryeqytetin bullgar dhe në Stamboll) të cilët janë të ngritura për nderim dhe lavdi të Birit të Zotit, janë emërtuar jo Atij, por shenjtores Sofia. Por, në fakt, Urtësia e Zotit është një nga pseudonimet e Jezu Krishtit. Sipas fjalëve të zëvendës kryetarit të bashkisë së kryeqytetit docent, doktor Todor Çobanov, i cili është dhe pedagog universitar, Krishti është Llogosi, pra Fjala e Zotit, e mishëruar në mishin dhe trupin njerëzor. Dhe Krishti-Urtësi, është emri i kryeqytetit. Prandaj dhe kisha më e vjetër ortodokse në kryeqytetin e sotëm “Shën Sofia” e ka marrë si festë e vet - Ungjillëzimin e Hyjlindëses Mari 25 marsin.
Më shumë për historinë e qytetit i cili mban emrin Sofja, si dhe për disa nga kureshtjet e tij më të mëdha, lexoni KËTU.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNES
Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..
Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..
90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos , ndaluan partitë dhe..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u..